Kreu i PD-së, Sali Berisha, foli këtë të hënë në parlament, ku gjatë fjalimit të tij u ndal dhe mbi rastin e arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa gjithashtu vijoi me akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ai nuk po hetohet.
“I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës dhe as Erion Veliajt. Populli i Tiranës ka protestuar 42 javë rresht te ajo bashki për arrestimin e tij”.
“Ka vetëm një rrugë, keni vetëm një shteg. Të sjellim këtu Edi Ramën, t’i japim duar kreut të doktrinës së përbindëshit ç’njerëzor Xhorxh Soros në Shqipëri. Njeriu që rrahte gjoksin se zvarriste ish-presidentin në rrugë”, tha Berisha.
“Po për turpin, turpin e atyre që, për të mbrojtur Edi Ramën, nuk e akuzojnë për 130 milionë euro të zhdukura në inceneratorin e Tiranës. Më thoni mua, si ndodh kjo? Nuk e akuzojnë për 5D, nuk e akuzojnë për vjedhjet monstruoze të taksave”, tha Berisha.
“Po pse e akuzojnë thoni ju? E akuzoj, sepse Edi Rama i jep për detoks, e dini ju se çfarë është detoksi? 10 mijë euro detoks dhe i paguan paratë bashkëshorti i Alketa Vejsiut dhe kërcasin lejet nga jugu tek parku i Tiranës për bashkëshortin e Alketa Vejsiut.Po detoksin nuk e bëri Erion Veliaj. Detoksin e bëri Edi Rama. Me seanca, jo një herë, por disa herë. Po ai tjetri që i paguante Edi Ramës, 12 charter-a. Nuk ishte Erion Veliaj me 12 charter-a” tha Berisha.
“Nuk mund të tallet mercenari Dumani me qytetarët shqiptarë. Jo, talljen nuk ta pranojmë ne”.
Berisha kërkoi në seancë kryeministrin Edi Rama.
“Ku je Edi, sa miliona euro ke marrë me bashkëshorten tënde nga paratë e helmit të tij? Ku je o Çuç, sa miliona ka marrë Delina nga paratë e krimit të Xhorxh Sorosit”, tha Berisha.
“Po Ilir Meta ishte njëri prej jush dhe e morët dhe e torturuat në publik si bandit. Dora e secilit prej jush është në atë goditje, përderisa duroni në krye një padrion. Përderisa duroni në krye një armik të egër të betuar të pluralizmit, po aq sa i ati i tij, që firmoste varjen e Havzi Nelës në lira. Ku është ai, ku është? Ku është Edi Rama, ti shoqja e Erion Veliajt, që para dy javësh i thoshte “motra, shoqja, zonja”? Na thoni pak, ku e keni Erionin tani? Na thuaj”.