Lekaj: Populli foli, opozita fitoi zgjedhjet dhe ndëshkoi arrogancën e pushtetit

Kandidati për deputet nga AAK, Pal Lekaj, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve, derisa ka thënë se zgjedhjet dëshmuan se qytetari i Kosovës është qytetar evropian.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Dje patëm një proces zgjedhor i cili dëshmoi se qytetari i Kosovës është qytetar evropian.

Dua të falënderoj strukturat e AAK-së, vëzhguesit dhe komisionerët që na ndihmuan në këtë proces zgjedhor. Gjithashtu, dua të falënderoj secilin anëtar të Aleancës që është angazhuar në këtë proces, si dhe miqtë e mi që qëndruan pranë meje kudo në Kosovë. Një falënderim i veçantë shkon për shefin e shtabit të AAK-së, z. Muharrem Nitaj, për një organizim shumë të mirë.

Populli foli, opozita fitoi zgjedhjet dhe ndëshkoi arrogancën e pushtetit. Uroj që sa më shpejt të krijojmë institucionet e reja për të mirën e vendit.

Kam një thirrje të veçantë për të gjithë numëruesit e procesit të numërimit, i cili duhet të fillojë sa më shpejt: kini kujdes për çdo votë të numëruar, sepse askush nuk ka të drejtë të dëmtojë vullnetin e qytetarit.

Faleminderit secilit!