Nis shpërndarja e materialit zgjedhor nëpër komuna

Ka filluar shpërndarja e materialit zgjedhor nga depoja qendrore e KQZ-së, për zgjedhjet që mbahen nesër.

Materiali i ndjeshëm zgjedhor është bartur sot (e shtunë) nga depo qendrore e KQZ-së për në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve.

Ky material i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet do të përdoret për ditën e nesërme të zgjedhjeve, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq numri i qytetarëve të cilët janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues. Sipas vendimit të fundit të KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet në 17 Ambasada dhe 15 Konsullata, në 19 shtete të ndryshme të botës. Në total, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do të garojnë 27 parti politike.