Premtimi i Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit nuk u realizua kurrë

Gazetari korrespodent, Urall Boshnjaku ka thënë se qeveria aktuale ka propaganduar me hapjen e Urës së Ibrit.

Sipas tij, për shkak të keqinformimit, shumë qytetarë mendojnë se kjo urë është hapur, transmeton Klankosova.tv.

“Ura ishte simbol i kryeministrit Kurti. Kujtojmë se kjo urë është ura që kryeministri premtoi se do ta hapte qysh nga gushti i vitit të kaluar, dhe ani pse kjo urë është vetëm simbolike për shkak që funksioni i saj nuk është edhe aq i madh duke pasur parasysh që veriu lidhet me jugun përmes dy urave të tjera. Megjithatë shumë qytetarë në Kosovë, të painformuar mirë, të keqinformuar në rrjetet sociale, dhe të propaganduar po ashtu, mendojnë se Ura e Ibrit tashmë është e hapur. Kjo pasi në gusht të vitit të kaluar u propagandua jashtëzakonisht shumë s kjo urë do të hapej, nga të gjithë ekspertët e qeverisë”, tha gazetari për Orën Shtatë.

Ishin ndërkombëtarët ata që kundërshtuan hapjen e kësaj ure në fund të gushtit të kaluar.

Në shtator të 2024, Kurti u tërhoq nga ky premtim, ku tha se do të pritet për hapjen e kësaj ure.