“Vishuni trash, vishuni mirë”, Lumir Abdixhiku i fton qytetarët në tubimin përmbyllës të së shtunës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se të shtunën, të gjitha rrugët sjellin në Sheshin më të madh të Republikës, në tubimin më të madh elektoral, në ringritjen më të madhe të djathtë!

“Ejani. Si festë, si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes, urrejtjes – si shpresë për të bërë të ardhmen e këtij vendi siç e ka merituar gjithëherë!

E shtunë, 8 shkurt, ora 18:00.

Sheshi Skënderbeu, Prishtinë!

Vishuni trash, vishuni mirë; le të mbyllim në festë e shpresë gjithë rrugëtimin e tanishëm; për të nisur një të ri!

FITORE DHE ASGJË MË PAK!”.