Nga data 5 maj qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë që të udhëtojnë pa viza në drejtim të Izraelit.
Lajmi u konfirmua nga ambasadorja e Izraelit, Tamar Liv përmes një postimi në rrjetet sociale të selisë diplomatike në Prishtinë.
“Gëzohem t’ju njoftoj se Marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë. Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan Marrëveshjen për heqjen e vizave.
Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë për në Izrael si turistë pa pasur nevojë për viza”, shkruan ambasadorja.