Të shtëna me armë në autostradën Tiranë-Durrës
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme (30 janar) në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person ka mbetur i plagosur.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
Kujtojmë se ngjarja vjen disa javë pas vrasjes së bujshme në autostradën Vlorë-Fier në zonën e Novoselës, ku u vra Kristian Marku.