Moti i keq ka përfshirë të gjithë Shqipërinë, teksa në Durrës ka pasur reshje me intensitet të lartë.
Pothuajse të gjitha rruget e Durrësit, mesditën e kësaj të mërkure janë të pakalueshme për shkak të prezencës së lartë të ujit.
Në Shkozet, spitallë, zonën e plazhit, dhe lagjet e rrugët kryesore të Durrësit, nivelit i ujit arrin në mbi 30 centimetra. Autoritetet po punojnë për të normalizuar situatën.
Policia, efektivë të qarkullimit rrugor, policia bashkiake, dhe grupet e punës së ndermarrjes rruga dhe të ujësjellës kanalizimeve ndodhen në terren.