Mustafa: LDK-ja fituese më 9 shkurt, Qosjes nuk i eci hiç në politikë

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës dhe ish-kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një prononcim për Reporterin, Mustafa ka vlerësuar se LDK-ja do të dalë fituese në këto zgjedhje.

“Mendoj se pas masakrës që iu bë LDK-së në vitin 2021 ( një lloj holokausti për zhbërje politike) nga shumë akter të brendshëm, por edhe ndërkombëtar, ajo falë atyre që i qëndruan besnik po rikëmbet, maskat e mashtrimeve dhe e profiterëve po bien, po merr përkrahje të gjerë të qytetarëve dhe do të delë fituese, sepse e meriton”, ka deklaruar Mustafa.

Ish-kryeministri Mustafa ka folur edhe në lidhje me përkrahjen që akademik Rexhep Qosja ia dha VV-së.

“Akademik Qosja është shkrimtar dhe intelektual i njohur. Në politikë nuk i eci hiç”, ka thënë Mustafa.