Të nderuar qytetarë dhe të gjithë ju përkrahës dhe votues të koalicionit VLEN,
Së fundmi po zhvillohet një debat në rrjetet sociale lidhur me reagimin tim ndaj kolegut Talat Xhaferi. Në atë debat, nga ana e kolegut në fjalë, u kërkua që ne si deputetë të koalicionit VLEN, sipas tij, duhet t’i lajmë këmbët dikujt dhe të pimë atë ujë.
Kjo është një fyerje dhe përbuzje që i bëhet pozicionit të deputetit dhe grupit parlamentar të koalicionit VLEN nga ana e personit në fjalë.
Çdokush që mendon se votuesi shqiptar duhet të lajë këmbët dhe të pijë ujin e dikujt tjetër, e ka shumë gabim. Reagimet tona do të jenë gjithmonë në përputhje me fjalorin që ata përdorin, duke i kundërshtuar përpjekjet për të përbuzur çdo mendim ndryshe nga i tyre dhe nga soji i tyre.
Ata mund t’i lajnë këmbët dhe t’ia pinë ujin njëri-tjetrit, sepse për ta dhe familjet e tyre është bërë shumë. U është krijuar një karrierë politike pa asnjë pikë kontributi; u janë sistemuar familjarët në institucionet kryesore të shtetit dhe po i pensionojnë në funksione të larta.
Uroj më të mirën për çdo familje shqiptare që është përbuzur nga këto profile politikanësh, të cilët kanë si qëndrim të vetin vetëm servilizmin.
Unë nuk laj këmbët e askujt dhe nuk pije ujin e flliqur te dikujt si ju.
Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Me respekt,
Rijad Shaqiri
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- E rreh policin gjatë detyrës, arrestohet 45-vjeçari nga Debreshi
- Exluzive: Izet Mexhiti paralajmëron se Ziadin Sela dhe ASH do ti bashkohen VLEN-it dhe qeverisë (Video)
- Doganieri lëshoi pa kontroll kalimin e automjetit, që kishte mall në vlerë mbi 11 mijë euro
- Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 75-të plenare
- Vuçiq i zhgënjyer me Trump dhe Putin: SHBA dhe Turqia po armatosin Kosovën kundër Serbisë
- 52 vjeçari nga Gostivari mashtrohet përmes një aplikimi të rremë për kredi, i merren 2.000 euro
- Moti me vranësira
- Mickoski: Kemi inflacionin më të ulët në Evropë prej 4 për qind, me tendencë që vitin e ardhshëm të ulet nën 3 për qind
- Filipçe e pyeti Mickoskin pse ishte rritur çmimi i energjisë elektrike, ai iu përgjigj se përgjigjen e di vëllai i Bislimoskit
- Zekirja Tahiri do të jetë deputeti i ri në Kuvend në vend të Bekim Salit