Rikthehen në Tetovë alarmet e rrejshme për bomba në shkolla





Pas një pauze të gjatë, rikthehen alarmet e rrejshme për bomba nëpër shkollat e mesme të Tetovës. Sot në mëngjes, në adresën elektronike të shkollës së mesme medicinale “Nikolla Shtejn” dhe shkollës së mesme Ekonomike “8 Shtatori”, arriti alarm i rrejshëm për praninë e mjeteve shpërthyese në objektet shkollore. Me t’u njoftuar policia, të njëjtit dalin në vendngjarje ku konstatojnë se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm dhe se nuk ka mjete shpërthyese në objektet shkollore deklaroi FATMIR REXHEPI – Sektori i Punësve të Brendshme TETOVË

Për Televizoni Koha, drejtoresha e Shkollës së Mesme Medicinale të Tetovës, Malsore Ramadani tregon ecurinë e ngjarjes.

Ramdani thotë se përsëritja e rastve të tilla ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijëve.

Që të mos përsëriten rastet e tilla, drejtoresha u bën apel institucioneve që t’i qasen më seriozisht këtij problemi me qëllim që të mos përsëritet në të ardhmen!

Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar kemi pasur dhjetëra raste të alarmeve të rrejshme për bomba të cilat bënë që nxënësit të humbin shumë ditë mësimi! Në fillim të këtij viti, një nxënës i gjminazit u ndalua nga policia e Tetovës nën dyshimin se ishte ai që kishte lëshuar alarmet e tilla dhe rasti i procedua në prokurori. Megjithatë, deri në këtë edicion të lajmeve nuk arritëm të sigurojmë info se çfarë ndodhi me të dyshuarin dhe nëse i njëjti është dënuar apo jo!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo