Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e së dielës në Durrës.
Pas përplasjes, njëra nga makinat ka dalë nga rruga. Fatmirësisht, të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në lagjen nr. 17/1 Durrës, automjeti me drejtues A. K, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Z, ku si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin A. Z, ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën tre shtetas, pasagjerë në këto mjete të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.