Tragjike, 21 vjeçari gjendet i vdekur brenda konviktit në Gjirokastër

Një 21 vjeçar është gjetur i pajetë në tualetet e konviktit të Shkollës Ortodokse në Gjirokastër. Sipas Policisë, dyshohet se i riu ka humbur jetën prej mbidozës së ilaçeve që merrte për depresion.

“Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës“, njofton Policia.