Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje për armëpushim në Gazë të mërkurën, sipas një zyrtari pranë bisedimeve, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra vikatima dhe që tronditi Lindjen e Mesme.
Qeveria e Izraelit do të votojë për marrëveshjen ditën e enjte, sipas një zytari qeveritar izraelit.
Marrëveshja, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, parasheh një fazë fillestare të armëpushimit prej gjashtë javësh dhe përfshin një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli, i tha një zyrtar agjencisë së lajmeve Reuters.
Marrëveshja vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërmjetësuar një marrëveshje nga Egjipti dhe Katari, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Marrëveshja u arrit në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, që do të mbahen me 20 janar.
Hamasi i tha agjencisë Reuters se delegacioni i tij u ka dorëzuar ndërmjetësve miratimin e grupit militant për marrëveshjen e armëpushimit dhe për kthimin e pengjeve.
Marrëveshja parasheh futjen e 600 kamionëve me ndihma humanitare çdo ditë në Gazë , 50 prej të cilëve me karburant, ndërkohë që gjysma e tyre do të dërgohen në pjesën veriore të Gazës. /VOA/
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tre persona arrestohen në Tetovë për drejtim mjeti pa patentë dhe nën masë ndalimi
- MASH investon 5.5 milionë euro në infrastrukturën arsimore në Ohër
- Kallëzim penal ndaj Bordit Drejtues të M-NAV, Roja u avancua në detyrë, paga iu dyfishua
- Hapet ura gjigante mes SHBA-së dhe Kanadasë: “Gordie Howe” nis funksionimin më 27 korrik
- Thaçi: PDSH jo me BDI-në, derisa në krye të kësaj partie është Ahmeti
- Për rreth 27% janë ulur lejet e ndërtimit në muajin maj
- Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri e humb kontrollin: “TASH DO T’I LËSHOJ TË TË GJEJNË”
- Procesi eurointegrues, Ruzhin: Kos solli mesazhin e njëjtë
- Kosova goditet nga tërmeti 2.2 shkallësh në afërsi të Prizrenit, gjatë ditës u regjistruan edhe lëkundje tjera
- Mexhiti për EuroNews: Jemi dakorduar me kryeministrin që të gjitha provimet profesionale të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe