Begaj përkujton masakrën e Reçakut: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut nderoi viktimat dhe të gjithë shqiptarët që i rezituan gjenocidit serb për lirinë e Kosovës.

Njëkohësisht Begaj shprehu mirënjohje ndaj Amabsadorit amerikan William G. Walker, shef i atëhershëm i verifikuesve të OSBE-së, i cili nga Reçaku i bëri të ditur botës krimin kundër njerëzimit në Kosovë.

“Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj”, – shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e tij.

“Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të Kosovës, u ekzekutuan dhe masakruan barbarisht nga njësitë kriminale serbe 45 shqiptarë civilë të paarmatosur. Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj. Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës, që qëndruan për lirinë e saj! Mirënjohje Ambasadorit amerikan William G. Walker, “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, shtoi ai.