Qeveria e Kosovës pro rritjes së pensioneve të kategorive të dala nga lufta me 20 për qind

Qeveria e Kosovës ka votuar pro rritjes së pensioneve të kategorive të dala nga lufta me 20 për qind.

Në mbledhjen e qeverisë u votua pas asnjë votë kundër dhe abstenim.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shpalosur propozimin, ku të gjithë familjet që kanë dy dëshmor apo edhe dy invalidë e më shumë do të kenë rritje mbi 20 për qind.

“Kam nderin të prezantoj propozim vendimin për rritjen e pensioneve të kategorive të dala nga lufta. Më konkretisht do të rriten pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, pra duke filluar nga familja që ka dhënë një dëshmor pra rritja do të jetë 20%, kurse familjet që kanë një apo më tepër dëshmorë rritja do të jetë më shumë se 20%”.

“Ngjashëm do të jetë edhe për pensionet familjare për familjet e të zhdukurve të UÇK-së, pra familja me 1 të zhdukur do të ketë rritje prej 20%, ndërkaq familjet që kanë dy apo më tepër rritja do të jetë përtej 20 përqindshit”.

“Ngjashëm edhe pensionet invalidore për invalidët e UÇK-së, pra do të rriten të gjitha kategoritë me 20 për qind, si dhe shtesa për përkujdesje dhe ndihmë për invalidët e UÇK-së pra kujdestari për invalidin me dëmtim trupor mbi 80 për qind, po ashtu do të ketë rritje per 20 për qind. Ngjashëm edhe për pensionet familjare pas vdekjes së invalidit të UÇK-së do të ketë rritje për të gjitha kategoritë”, ka thënë Murati. /Klankosova.tv