Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin Ishull-Lezhë.

Një motor u përplas nga një furgon rreth orës 07:00, duke i marrë jetën drejtuesit të motorit, Pavlin Ndoj.

Pavarësisht dërgimit në spital, viktima nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, transmeton Klankosova.tv.

Drejtuesi i furgonit, M. M., është shoqëruar nga policia për hetime të mëtejshme./Topchannel