Me krenari ju prezantojmë një prurje të re dhe të çmuar në radhët e Lëvizjes Demokratike – Fjolla Ibraimi.
E lindur në Tetovë më 10 shkurt 1997, Fjolla është një shembull frymëzues i suksesit dhe përkushtimit. E diplomuar në fushën e Ekonomisë dhe Marketingut në Universitetin e Evropës Juglindore (SEEU), ajo ka ndërtuar një karrierë të pasur në botën e muzikës dhe artit që nga mosha e re.
Nga triumfi në “Gjeniu i Vogël” e deri te çmimi “The Best New Artist” në Top Fest, Fjolla ka përfaqësuar me dinjitet dhe talent Maqedoninë e Veriut në skenat ndërkombëtare, duke rrëmbyer çmimin e madh “Grand Prix” në Bullgari.
Si një artiste e shquar dhe e dashur nga publiku, Fjolla ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e muzikës shqipe, duke sjellë frymë të re me interpretimet e saj moderne.
Tashmë, Fjolla Ibraimi i bashkohet Lëvizjes Demokratike për të kontribuar jo vetëm në art dhe kulturë, por edhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë dhe komunitetin tonë.
Mirë se erdhe Fjolla!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aksident në Shkup, katër persona të lënduar nga Hasanbegu dhe Brazda
- Zjarri përfshin kamionin në Arllat, bagëtitë nxirren në autostradë për t’u shpëtuar
- Ademi: Është iniciuar proces në Kushtetuese për heqjen e kuotave etnike në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë
- Aksident i rëndë në Gostivar: Shtatë të lënduar pas përplasjes së dy veturave
- Supremja ua njeh veteranëve të UÇK-së të drejtën për dy pensione
- Marta Kos: Maqedonia e Veriut tregoi se mund të japë rezultate kur ka vullnet politik
- Dita e 38-të e protestës para Kryeministrisë, organizatorët: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës
- Nuk ka marrëveshje për Kodin Zgjedhor! VMRO me propozim të ri
- Aksident i rëndë në Tetovë: 18-vjeçari me BMW dhe pa leje përplaset me kamionçinë, dy të plagosur rëndë
- Aktakuzë për krime lufte ndaj një personi, dyshohet për vrasjen e 71 civilëve