Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)





Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar këtë të mërkurë në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe alarm tek banorët e zonës.

Si pasojë e forcës së shpërthimit, raportohet se janë shkaktuar dëmtime të rënda në strukturën e ndërtesës, ku përfshihen shembje muresh.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit dhe nëse ka të lënduar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo