I thanë se vajza e saj ka pësuar aksident, mashtrohet 81-vjeçarja nga Shkupi duke i marrë mbi 27 mijë euro

Më 20.12.2024, në ora 13:00, në SPB Shkup, një grua 81-vjeçare nga Shkupi raportoi se ishte mashtruar për shumën prej 1.709.090 denarë. Sipas raportimit, më 18.12.2024, rreth orës 08:45, një person e kishte kontaktuar në telefon dhe i kishte thënë se e bija e saj gjoja kishte shkaktuar një aksident trafiku me pasojë vdekje dhe për të shmangur përgjegjësinë ligjore, duhej të paguante një shumë të caktuar parash. Pas dorëzimit të parave, gruaja kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.