Mërgimtari nga Dobërdolli problem me pronën e vet! Kthehet nga mërgimi pronën e gjen të shndërruar në deponi! (VIDEO)
Mërgimtari nga fshati Dobridoll ra në hall me pronën e tij. Ai deklaron se pasi që është kthyer nga mërgimi e ka gjetur pronën e tij të mbushur me mbeturina inerte.
Ne kontaktuam Komunën e Vrapçishtit nga atje deklarojnë se inspektorët kanë dalur në terren dhe kanë konstatuar se në vendin e lartëpërmendur është krijuar deponi inerte dhe thonë se do të ketë përgjegjësi ndërsa prona e mërgimtarit do të kthehet në gjendjen e mëparshme
“Në bazë të ankesës suaj me Nr. 29-94/2, datë 18.12.2024, në lidhje me hedhjen e mbeturinave në pronë private, JU INFORMOJMË se nga Inspektorati Komunal i Komunës së Vrapçishtit është kryer inspektimi dhe është konstatuar një deponi e egër e mbeturinave nga prishjet e shtëpive dhe objekteve të tjera. Si provë, kemi fotografi nga vendndodhja. Në ditët në vijim do të merren masa ndaj personave juridikë dhe fizikë, si dhe do të bëhet pastrimi i terrenit për ta rikthyer atë në gjendjen fillestare” thonë nga Komuna e Vrapçishtit
Televizioni Klan kontaktoj edhe me dy kompanitë që mendohet se kanë hudhur mbeturinat ata na premtuan se nga nesër do të dalin në terren për të bartur mbeturinat e hudhura në parcelën e mërgimtarit.