Arrestohen dy të arratisur nga burgu, dërgohen në institucionet ndeshkues-edukues

Më 18.12.2024, rreth orës 23:45, në lagjen Sredorek të Kumanovës, zyrtarë policorë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Njësia për Kërkime, në bashkëpunim me Njësinë për Çështje Kriminale në Kumanovë, arrestuan I.R. (25) dhe E.I. (23), të dy nga Shkupi, të cilët ishin në kërkim me urdhër-arreste qendrore për arratisje nga institucionet ndëshkuese-korrigjuese Burgu Idrizovë dhe Burgu Strumicë.

I.R. ishte dënuar me gjashtë vite burg për veprën penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal dhe i kishin mbetur edhe pesë vite e nëntë muaj për të vuajtur. Ndërsa, E.I. ishte dënuar me një vit burg për të njëjtën vepër penale.

Të dy personat u dërguan në institucionet ndëshkuese-korrigjuese për të vazhduar vuajtjen e dënimeve.