Micevski: BDI po zbaton standarde të dyfishta sa i përket përgjegjësisë së zyrtarëve të saj

Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM akuzon BDI-në se zbaton standarde të dyfishta sa i përket përgjegjësisë së zyrtarëve të saj, duke thënë se Ramiz Merko është përjashtuar menjëherë pas sanksioneve nga SHBA-të, ndërsa ka mbetur hapësirë ​​për Artan Grubi për ankim dhe vërtetim të pafajësisë.

Micevski në “Samo Vistina” poashtu ka kritikuar BDI-në për përdorimin e temave kombëtare për të shmangur përgjegjësinë, si dhe dështimet në ekonomi, arsim dhe investime.

Ai tha se në zgjedhjet e fundit qytetarët e dënuan politikën e BDI-së dhe LSDM-së, duke i mundësuar opozitës formimin e qeverisë, ndërsa “VLEN” ishte “fituesi etnik në mesin e votuesve shqiptarë”.

“Situata me Artan Grubin nuk mund të minimizohet tani dhe në të njëjtën kohë kur Ramiz Merko ishte në listën e zezë, ai u pezullua nga të gjitha pozitat në të njëjtën ditë. Tani ju pretendoni se Grubi ka të drejtë ankimimi dhe do të provojë pafajësinë e tij. Po kujt dhe ku do t’ia vërtetojë? “Departamenti i Shtetit ka deklaruar qartë se ka dëshmi për ndikimin e tij politik në gjyqësor, të cilat nuk do të tolerohen”, tha Micevski.