“Zbutet” Mickovski: Pa i pa rezultatet nuk flas për resore (VIDEO)

Kush do të jetë pjesë e Qeverisë pas zgjedhjeve të 8 Majit, është çështja kryesore ku partitë politike dërgojnë mesazhe vetëm katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka mohuar informacionet e plasuara në opinion se tashmë janë bërë kalkulimet për qeverinë e re me koalicionin VLEN, duke pohuar se të vetmin që kontakt që ka pasur me përfaqësues të këtij koalicioni, ka qenë biseda telefonike me Arben Taravarin, sic tha, për t`ia uruar rezultatin në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

“As që e kan ndërmend të flas për zgjidhje kadrovike derisa nuk kalon 8 maji, derisa nuk shihen rezultatet dhe shifrat.

-Nuk është e vërtetë?

Jo, jo.

Ndërkaq, nga koalicioni VLEN në pyetjen e gazetarëve nëse do të bëjnë koalicion me VMRO-DPMNE-në dhe ZNAM, nuk janë përgjigjur drejtëpërrejtë, duke pohuar se do të ketë ndryshime në Qeveri.

“Ne jemi të fokusuar në promovimin intensiv të programit tonë, platformës sonë, në kontaktet e drejtpërdrejta me votuesit. Por duket se vullneti i popullit është që të ketë ndryshime dhe të ketë një qeveri jo me 61 por me mbi 70 deputetë. Do të ketë mbështetje nga shumica e deputetëve shqiptarë dhe me shumicë të madhe nga Badenteri” – tha Izet Mexhiti.

Gjatë gjithë fushatës zgjedhore VMRO-DPMNE ka pohuar se është koha që BDI të shkojë në opozitë duke preferuar opozitën shqiptare si pjesë të qeverisë.

Nga Fronti Evropian, kanë adresuar kritika për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin VLEN, duke u thirrur në domosdoshmërinë e shumicës së Badenterit për të patur qeveri stabile, që sipas tyre, mund ta sigurojë vetëm Fronti Evropian bazuar në rezultatet e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale.