Tragjedi në rrugët e Maqedonisë së Veriut, humb jetën motoçiklisti 49-vjeçar





Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Kumanovë, ku ka humbur jetën një motoçiklist 49-vjeçar informon Tetovasot.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën “Done Bozhinov”, mes një automjeti “Seat Ibiza”, të drejtuar nga një 64-vjeçar, dhe një motoçiklete. Për shkak të plagëve të marra, motoçiklisti ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa vdekja u konstatua nga mjeku.

Prokurori publik dhe ekipet hetimore kanë kryer ekspertizën, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo