“Fitorja” Pirro e Albinit ne Maqedoni.
Arsim Zekolli
Jo c’do humbje eshte debakl, jo secila fitore eshte per mashalla. Nese humbja ne Shqiperi e parandaloj perfaqesimin zyrtar ne Kuvendin e Tirones, ajo megjithate nuk cenoj fare popularitetin e Albinit te qytetaret ne Shqiperi. Nga ana tjeter, mbase Albini do fiton nje deputet ne Kuvendin e ri te Maqedonise, por me kosto te perbuzjes qe ai deputet eshte me shum produkt inzhenjeringu falco, se shprehje e perkrahjes per emisarin e tij. Qe ben Shqiptaret ne Maqedoni te besojne se Kurti me shum I duhet nje pro-forma figurine, se sa nje perfaqesues te denje qe barte frymen e VV ne Maqedoni.
Por nuk eshte ceshtje personalitetesh, sa eshte zbehjae idese dhe frymes se VV perbrenda VLEN. Eshte apsurde se si nje parti qe fitoj voten duke refuzuar hakmarrjen, sot ne kuader te VLEN hesht per kercenimet qe drejtohen nga lideret e VLEN duke shperndare frige para zgjedhjeve me 8 Maj – ashtu si e bejne Taravari, Mexhiti, Gashi duke aluduar se “do e kemi policine”. Anash qe kjo sjellje primitive e lidereve VLEN vetem se konfirmon panikun dhe mllefin per gabimet e veta fatale, sjelljet e tilla vetem se do motivojne edhe me shum votuesit te anojne drejt BDI.
Eshte e pakuptueshme se si VV hesht ndaj erupcionit te tille te mbjelljes se friges shqiptar-kunder-shqiptar nga partnered e koalicionit, qe aq shum perkujton kohen kur Gruevski dhe VMRO kercenonin ne 2006 se do varrin njerez, do qerojne hesape, do arrestojne, ndersa Zaev ne 2015 paralajmeronte se “posa vijme ne pushtet, njerez te gjalle do ngrejme”. Nuk do e them se heshtja e Albinit nenkupton miratim dhe pajtim me kercenimet e lidereve VLEN, por gjithsesi dua te besoj se Albini me shum vonese e ka kuptuar se ne c’fare qorbe eshte futur, me kosto te denigrimit total te kuptimit VetVendosje.
Para ca muaj perkujtova se koncepti VV ne Maqedoni nuk funkcionon dot, fal realitetit etnik. Ate qe nuk e prisja eshte qe vet V perbrenda LEN do pajtohet me aq lehtesi qe kuptimin e Vendosjes se Shqiptareve ta shkrin dhe asgjeson per hater nje mandate me VMRO.
Vlen me casjen e Zaev ne 2016 plot “ќе правиме, ќе разговараме, ќе, ќе, ќе” tani te replikuar ne hedhje pluhur syve me premtime “do te debatojme, do te insistojme”.
Esenca e pritjeve te Shqiptareve nga angazhmani apo ndikimi I Albinit ne Maqedoni ishte se do zevendeson kete “bulldog” te vjeteruar me emer BDI, plot pleshta dhe bene pislleqe neper dhoma, me ndonje rottweiler te ri, plot fuqi. E jo te sjell nje kope pekinezeresh e chiuauash te zhurmshme ne vrap per nje koc pas “gazda Hristijanit”. Ky eshte debakli kyq i Albinit qe e ben tere angazhmanin e tij te deritanishem te ngjane si joserioz, kuturu, shkel-e-shko, pa ide dhe pa njerez.