“Të nderuar, edhe pak ditë na ndajnë nga dita jonë e fitores. Të gjithë ju, që deri dje jeni hamendësuar për votën tuaj, ju që keni votuar nën presionin e ndonjë partie tjetër, dhe të gjithë ju që jeni të pavendosur dhe keni ende mëdyshje për të ardhmen tuaj, çlirohuni, mendoni për ndryshimin dhe të ardhmen e re që na pret.
Shfrytëzoni të drejtën tuaj të votës për t’i dhënë një shtytje të re këtij ndryshimi. Dilni të votoni, sepse pjesëmarrja juaj, vota juaj, bën ndryshimin e madh, atë që i kemi vënë vetes si kusht të patjetërsueshëm, për t’i thënë jo agjitacionit ndaj jush.
Ne e kemi kapërcyer veten, dhe jemi sot këtu, si garantues jo vetëm të votës suaj por edhe të ndryshimit dhe çlirimit që ju keni ëndërruar.
Jam këtu t’ju garantoj se pavarësisht pallavrave që imponojnë parti të caktuara, për agjenda të huaja e për mjegulla që janë mësuar të shesin çdo ditë, ne jemi ata që do të nisim nga rruga e luftës kundër korrupsionit që u veshi sytë politikanëve të deritanishëm, por deri edhe në finishin e ndryshimeve kushtetuese dhe hapjen e dritares evropiane.
Ne do të luftojmë për barazinë tuaj ekonomike, për ndaljen e eksodeve të të rinjve, për rikthimin e vlerave arsimore dhe mbi të gjitha, për çlirimin nga njëmendësitë politike që i vuani prej 20 vitesh.
Votoni dhe bëjeni që të vlejë shtrenjtë e mërkura e 8 majit” ka shkruar Mexhiti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Komuna e Çairit: Për çdo rast të shkaktuar nga stuhia, kontaktoni 112
- Mërgimtarë, kujdes në rrugë! Sistem “Safe City” në Maqedoni kap edhe makinat me targa të huaja
- Aeroporti i Shkupit: Udhëtarët s’kanë nevojë t’i nxjerrin nga çanta laptopët, tabletët dhe telefonat
- Situatë alarmante në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, përmbytet reparti i radioterapisë, fiken aparaturat
- Qeveria e Shqipërisë i jep “Osmanit”, aktorit turk, 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike
- Nesër dhe pasnesër shi e bubullima
- Ministri Toshkovski: Edhe gjatë verës pritjet në kufi nuk do të kalojnë një orë
- Mickoski: Nuk do të jem kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2029, do iu kthehem studentëve
- Shi i rrëmbyeshëm godet Shkupin, stuhia freskon kryeqytetin pas vapës përvëluese
- Avokati i Thaçit e vë në dyshim drejtësinë në Hagë: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, tonat janë refuzuar