Albert Musliu, analist nga Maqedonia Veriore, ka thënë se deklarata nga kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkoka, që ka propozuar tribunal ndërkombëtar për luftën e vitin 2001 është kulminacioni i sulmeve të një anshme ndaj BDI-së.
Ai ka thënë se kjo deklaratë ishte nxjerrja në sipërfaqe një “një mosfalje për atë që ndodhi më 2001”.
Musliu ka thënë se deklarimi i saj do të ketë pasoja.
“Është e mendimit se nuk i nevojitet votat shqiptare e nga ana tjetër e nxjerrë në sipërfaqe një animozitet të cilën VMRO-DPMNE ndaj BDI-së dhe UÇK-së. Kjo ishte nxjerrja në sipërfaqe e një mërie ose një mosfalje për atë që ndodhi më 2001. Kjo sot që e tha kandidatja për presidente sigurisht se do të ketë pasoja edhe për atë dhe partinë që e përfaqëson, se tenton të cenojë një vlerë të shqiptarëve në Maqedoni” ka thënë ai.
Sipas tij, edhe nëse një iniciativë e tillë dërgohet në Kuvend është vështirë e realizueshme.
Për deklaratën e kandidates për presidente, kanë reaguar edhe ish-figura të UÇK-së dhe përfaqësues të partive politike.