Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në debatin presidencial në TV21 deklaroi se me opozitën aktuale, nëse hyjnë në Qeveri, deri në vitin 2050 Maqedonia e Veriut nuk do të pjesë e Bashkimit Europian.
Sipas tij, ka edhe dobësi të tjera që janë detektuar.
“Në këtë moment duhet ta tejkalojmë vetëm këtë problem, me ndryshimet kushtetuese. Kot licitojmë me vite, nuk mundemi nëse nuk e tejkalojmë këtë. Me këtë opozitë dhe me opozitën e nesërme në pushtet, të cilën e mbështet kundërkandidatja, ne nuk mundemi deri në fund të shekullit të bëhemi anëtare e BE-së”, tha Penarovski.