Thaçi: Kisha kujdes mos ta prekë me gisht Albin Kurtin, tani që VLEN ka nxjerrë Mickoskin do ta shohin çka është beteja (VIDEO)
Menduh Thaçi kreu i PDSH ka folur në emisionin “Opinion” për rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në RMV.
Sa i përket përfshirjes së Vetëvendosjes së Albin Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi tha se është kujdesur që të mos e sulmojë Kurtin, por ka thënë se tash që VLEN ka nxjerrë Mickovskin do ta shohin se çka është beteja politike ose siç thotë Thaçi duke gjestikuluar “shkelmin” do ta kenë me Mickoskin.
“Unë kam kontakte me VMRO. Fronti ka fituar bindshëm zgjedhjet. Fronti ka kusht për zotërinë, parakusht, nuk do jenë zgjedhjet e suksesshme nëse nuk pajtohet të ketë ndryshime kushtetuese.
Krijimi i qeverisë për Frontin nuk është i rëndësishëm numri 61, është i rëndësishëm numri 80. Pa këto gjëra nuk bisedohet” ka thënë ai.
“Ata kanë nxjerrë para meje një argument të madh sipas tyre, për VMRO është problem Ali Ahmeti dhe BDI. Unë u kam thënë është problem data që duhet të jenë për ndryshimet kushtetuese. Asnjëfarë problemi nuk paraqet BDI dhe Ali Ahmeti” ka shtuar ai.
Tutje , Thaçi ka thënë se “Albin Kurti është një figurë jazhtëzakonshme intelektuale dhe është shumë vështirë si shqiptar ta luftosh”.
“Kur tani që VLEN e nxjerr Mickoskin, tani do ta shikojnë se çfarë është betejë politike, se unë kisha kujdes me gisht të prekë figurën e Albin Kurtit, tani shkelmin do ta kenë me Mickoskin”.