Këshilli republikan për siguri në trafik (KRST) u bën thirrje qytetarëve për vozitje të kujdesshme dhe pjesëmarrje të ndërgjegjshme në trafik gjatë festave të ardhshme.
Siç theksohet në komunikatë nga atje në vigjije të festave 1 Maj dhe pashkë, pritet rritje e frekuencës në qarkullimin rrugor, udhëtim në destinacione më të gjata, dalje në natyrë dhe shoqërim me familje dhe miq.
“Për të ruajtur sigurinë e çdo pjesëmarrësi në trafik, KRST këshillon që të respektohen rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe sinjalet e vendosura të trafikut, të përdoret rripi i sigurimit, të drejtohen automjetet me pushim dhe të bëhen pushime më të shpeshta, veçanërisht kur udhëtohet në distanca të gjata, të mos drejtohen automjet nëse jeni nën ndikimin e alkoolit, të drejtohen mjetet teknikisht të rregullta, të rregullohet shpejtësia sipas kushteve të rrugës dhe të mbahet distancë e sigurt nga automjetet e tjera, të mos flitet në celular gjatë vozitjes, t’i kushtohet vëmendje çdo përdoruesi të rrugës. Drejtoni me kujdes dhe me përgjegjësi! Siguria e çdo përdoruesi të rrugës është një shqetësim i përbashkët. GËZUAR FESTAT!, thuhet në njoftimin e Këshillit për siguri në trafik.