Sadulla Duraku, bartës i listës së kandidatëve për deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në njësinë zgjedhore numër 2 i ftuar në emsionin Klan Debat, u shpreh se rezultatet e votave në zgjedhjet presidenciale kanë qenë të kënaqëshme dhe se presin që Fronti Europian të arrijë një numër më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Ai gjithashtu theksoi se është për të ardhur keq që një kandidat i kalibrit të lartë si Bujar Osmani nuk arriti të arrinte në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“I falendorej të gjithë aktivistët, dhe këto rezultatete ishin të pritshme, nuk na kanë befasuar e sidomos për një kandidat të shquar si Bujar Osmani, i cili është i njohur edhe jashtë Maqedonsië së Veriut.
Diferenca mes kandidatëve shqiptar është dikundi 40 mijë, dhe është një diferencë e kënaqëshme.
Më vjen shumë keq një kandidat si Bujar Osmani me eksperincë të tillë diplomate nuk kaloni në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ai është një kandidat që e meritonte duke marrë parasysh që e ka ngritur edhe vendin në piedestalin më të lartë në skenën ndërkombëtare.
Në zgjedhjet parlamentare presim edhe një cunami më të madh”, tha Duraku.