Të regjistruar: 1.814.317 votues;
Kanë votuar: 905.971 qytetarë, përkatësisht 49,93%;
Vendvotime: 3.508;
Fletëvotime të pavlefshme: 24.562;
Pjesëmarrja në votim është 7% më e madhe se ajo e vitit 2019;
Zgjedhjet presidenciale të datës 24 prill 2024 janë të shtatat me radhë që nga pavarësimi i Maqedonisë (RMV-së).
Në zgjedhjet presidenciale nuk pati probleme. Me ndonjë përjashtim të papërfillshëm, ato u realizuan sipas rregullave demokratike.
Shënim: Pjesëmarrja në votim në rajonet juglindore të vendit është më e madhe se në pjesën veriperëndimore. Pothuajse në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, pjesëmarrja në votim është nën 50%, ndërsa në shumë komuna të pjesës juglindore të vendit, pjesëmarrja në votim është mbi 50%. Në këtë pjesë të vendit, dalja në votim është edhe mbi 60%.
Votat e Bujar Osmanit dhe të Arben Taravarit, arrijnë gjithsej 205.381, apo 22,57%.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale u mbajtën më 24.04.2024. Më 08.05.2024 do të mbahen: raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale si dhe zgjedhjet parlamentare.
* * *
“Frontit Evropian” i udhëhequr nga Ali Ahmeti, përbëhet prej subjekteve, si: Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i udhëhequr nga Ali Ahmeti; Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), e udhëhequr nga Menduh Thaçi; Partia Demokratike Evropiane (PDE), e udhëhequr nga Arjanit Hoxha; Lëvizja Populli (LP), e udhëhequr nga Skender Rexhepi Zejdi; Aleanca për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës); Partia Demokratike Turke, e udhëhequr nga Bejxhan Iljaz; Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, e përfaqësuar nga Sulejman Baki; Unioni i Romëve, i udhëhequr nga Fatima Osmanovska dhe Lidhja Demokratike e Boshnjakëve, e udhëhequr nga lideri i saj Munir Kollashinac. Koalicionin të përbërë prej nëntë subjekteve, e udhëheq kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Opozita shqiptare përbëhet prej subjekteve, si: Lëvizja BESA, e udhëhequr nga Bilall Kasami, Alternativa, e udhëhequr nga Afrim Gashi, Lëvizja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit). Pjesë e këtij koalicioni janë edhe Izet Mexhiti dhe Bekim Qoku. Ata dalin në zgjedhje me emrin “Lidhja Evropiane për Ndryshim” apo “VLEN”.
Kandidat i “Frontit Evropian” është Bujar Osmani, ndërsa ai i subjektit “VLEN” është Arben Taravari.
Shënim: Sikur Fronti Evropian dhe grupi VLEN të dilnin me një kandidat të përbashkët, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 maj 2024, do të shkonte kandidati shqiptar.
Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare i kushtojnë shtetit 17 milionë euro.
Fushata e zgjedhjeve presidenciale filloi më 04.04.2024 dhe zgjati deri më 22.04.2024.
Zgjedhjet për kryetar shteti si dhe ato parlamentare do të vëzhgohen nga 20 vëzhgues afatgjatë vendesh të ndryshme të botës, bashkë me ekipin kryesor të misionit OSBE/ODIHR që përbëhet prej 12 anëtarëve. Atyre do t’u ndihmojnë edhe 300 vëzhgues afatshkurtër.
* * *
Përqindja e votave në shkallë vendi e kandidatëve për kryetar shteti
Gordana Silanovska Davkova: 363.086 ose 40,08%; e mbështetur nga VMRO-ja;
Stevo Pendarovski.: 180.500 ose 19,92%; i mbështetur nga LSDM-ja;
Bujar Osmani: 121.988 ose 13,37%; kandidat i Frontit Evropian;
Maksim Dimitrievski: 83.856 ose 9,26%; i mbështetur nga grupi “ZNAM”;
Arben Taravari: 83.393 ose 9,20%; kandidat i opozitës VLEN;
Biljana Vankovska Cvetkovska: 41.331 ose 4,56%; e mbështetur nga “E majta” (Levica);
Stevço Jakimovski: 8.121 ose 0,90% (më pak se nënshkrimet e grumbulluara); i mbështetur nga grupi “GROM”.
Gordana Silanovska Davkova ka fituar në 60 komuna, ndërsa Stevo Pendarovski vetëm në dy komuna.
* * *
Nga të dhënat e sipërthëna shihet se kandidati i VMRO-s e ka mundur bindshëm atë të LSDM-së. VMRO-ja është parti nacionaliste. Ajo pretendon se është mbrojtëse e interesit maqedonas dhe e “kauzës maqedonase”. Ajo është për një Maqedoni unitare, centraliste dhe monoetnike. Çdo kërkesë të shqiptarëve e ka pritur në teh të shpatës. Kjo parti ka mbetur e pareformuar. Nuk e ka mirëpritur arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, të nënshkruar në Ohër më 13.08.2001. E ka kundërshtuar arritjen e Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë, të nënshkruar më 17.06.2018 me të cilën u zgjidh kontesti rreth emrit të shtetit midis dy vendeve. Marrëveshja e lartpërmendur ia çeli rrugën Maqedonisë për t’u bërë anëtare e NATO-s. Në vitin 2004 e kundërshtoi në Kuvendin e Maqedonisë zyrtarizimin e Universitetit të Tetovës. Megjithëkëtë, në vitin e sipërthënë, ky tempull i dijes u bë zyrtare. Tani thotë se nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese për njohjen e pakicës bullgare, gjë që do t’ia hapte rrugën RMV-së për t’u integruar në BE. E kundërshton ndryshimin e Kushtetutës sipas së cilës shqipja përkufizohet si gjuhë që e flasin 20 për qind e popullatës dhe jo si gjuhë shqipe.
* * *
Votat e dy kandidatëve shqiptarë, Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit, sipas komunave
1. TETOVË; Pjesëmarrja në votim: Në 69 vendvotime të përpunuara, prej 117 sish, pjesëmarrja ka qenë 45,34% ; Numri i përgjithshëm i votuesve: 86.405.
Bujar Osmani: 14.726 | 36,78%
Arben Taravari: 14.030 | 35,04%
Gordana Silanovska Davkova: 6.235 | 15,57%
Stevo Pendarovski.: 2.387 | 5,96%
Maksim Dimitrievski: 969 | 2,42%
Biljana Vankovska Cvetkovska: 576 | 1,44%
Stevço Jakimovski: 90 | 0,22%
2. GOSTIVAR; Pjesëmarrja në votim: 35,14%
Arben Taravari: 9.895 | 33,42%
Bujar Osmani: 9.820 | 33,16%
Gordana Silanovska Davkova: 5.580 | 18,84%
Stevo Pendarovski: 2.464 | 8,32%
3. DIBËR; Pjesëmarrja në votim: 33,57%
Bujar O.: 3125 / 47.17
Arben T.: 1253 / 18.91
4. STRUGË; Pjesëmarrja në votim: 33,86%
Bujar O. : 8.073 / 36.65
Arben T.: 3.374 / 15.32
5. KËRÇOVË; Pjesëmarrja në votim: 37,82%
Bujar O.: 8.040 / 38.83
Arben T.: 2055 / 9.92
6. KUMANOVË; Pjesëmarrja në votim: 47,33 (102 / 167)
Bujar O.: 6.203 / 13.09
Arben T.: 4.325 / 9.13
7. ÇAIR; Pjesëmarrja në votim: 46,01%
Bujar O.: 10.999 / 40.53
Arben T.: 9.618 / 35.44
8. OHËR; Pjesëmarrja në votim: 50,64%
Bujar O.: 1330 / 4.89
Arben T.: /
9. PETROVEC; Pjesëmarrja në votim: 50,27%
Bujar O.: 273 / 6.62
Arben T.: 231 / 5.60
10. QENDËR; Pjesëmarrja në votim: 59,55%
Bujar O.: 529 2.02
Arben T.: /
11. SHUTO ORIZARË; Pjesëmarrja në votim: 29,50%
Bujar O.: 2.699 / 37.07
Arben T.: 1.054 / 14.48
12. BUTEL; Pjesëmarrja në votim: 53,95%
Bujar O.: 3.183 / 17.57
Arben T.: 2.465 / 13.61
13. GAZI BABË; Pjesëmarrja në votim: 54,67%
Bujar O.: 2.054 / 6.16
Arben T.: /
14. HARAQINË; Pjesëmarrja në votim: 31,36%
Bujar O.: 1841 / 53.39
Arben T.: 1093 / 31.70
15. GRADSKO; Pjesëmarrja në votim: 56,51%
Bujar O.: 24 / 1.37
Arben T.: /
16. VRAPÇISHT; Pjesëmarrja në votim: 26,49%
Bujar O.: 4269 / 57.84
Arben T.: 23.19 / 31.42
17. BËRVENICË; Pjesëmarrja në votim: 40,54%
Bujar O.: 1520 / 23.10
Arben T.: 1380 / 20.97
18. BOGOVINË; Pjesëmarrja në votim: 31,91%
Bujar O.: 5.221 | 55,46%
Arben T.: 3.796 | 40,32%
19. TEARCË; Pjesëmarrja në votim: 38,01%
Arben T.: 3595 / 41.53
Bujar O.: 3.554 / 41.06
20. JEGUNOVC; Pjesëmarrja në votim: 59,73%
Bujar O.: 769 / 16.96
Arben T.: 608 / 13.41
21. ZHELINË; Pjesëmarrja në votim: 28,66%
Bujar O.: 3500 / 46.92
Arben T.: 3195 / 42.83
22. SARAJ; Pjesëmarrja në votim: 46,35%
Bujar O.: 8.324 / 52.72
Arben T.: 6.020 / 38.13
23. LIKOVË; Pjesëmarrja në votim: 35,05%
Bujar O.: 5.541 / 56.66
Arben T.: 3.977 / 40.66
24. STUDENIÇAN; Pjesëmarrja në votim: 29,98%
Bujar O.: 2839 / 50.52
Arben T.: 1868 / 33.24
25. MANASTIR; Pjesëmarrja në votim: 56,35% nga numërimi i 148 vendvotimeve prej 170;
Bujar O.: 1449 / 3.25
Arben T.: /
26. RESNJË; Pjesëmarrja në votim: 47,47%
Bujar O.: 947 / 12.52
Arben T.: /
27. NOVACI; Pjesëmarrja në votim: 71,07%
Bujar O.: 8 / 0.43
Arben T.: /
28. ÇASHKË; Pjesëmarrja në votim: 52,47%
Bujar O.: 1.087 / 31.60
Arben T.: 211 / 6.13
29. DOLLNEN; Pjesëmarrja në votim: 46,85%
Bujar O.: 1846 / 32.92
Arben T.: 1324 / 23.61
30. DEBARC; Pjesëmarrja në votim: 55,15%
Bujar O.: 22 / 0.98
Arben T.: /
31. MAVROVË DHE ROSTUSHË; Pjesëmarrja në votim: 23,42%
Bujar O.: 260 / 10.09
Arben T.: 63 / 2.45
32.QENDRA ZHUPË; Pjesëmarrja në votim: 16,90%
Bujar O.: 448 / 35.03
Arben T.: 20 / 1.56
33. KRUSHEVË; Pjesëmarrja në votim: 63,02%
Bujar O.: 587 / 11.72
Arben T.: 246 / 4.91
34. ZELEMIKOVË; Pjesëmarrja në votim: 48,38%
Bujar O.: 154 / 8.04
Arben T.: /
35. LLOZOVË; Pjesëmarrja në votim: 57,71%
Bujar O.: 529 / 2.02
Arben T.: /
36. RADOVISH; Pjesëmarrja në votim: 40,02%
Bujar O.: 497 / 4.85
Arben T.: /
37. VELES; Pjesëmarrja në votim: 52,16%
Bujar O.: 955 / 3.97
Arben T.: /
38. KONÇË; Pjesëmarrja në votim: 53,68%
Bujar O.: 99 / 6.37
Arben T.: /
39. SHTIP; Pjesëmarrja në votim: 52,90%
Bujar O.: 237 / 1.04
Arben T.: /
40. KARBINC; Pjesëmarrja në votim: 52,12%
Bujar O.: 105 / 6.02
Arben T.: /
41. ÇUÇER SANDEVË; Pjesëmarrja në votim: 49,67%
Bujar O.: 623 / 13.94
Arben T.: 454 / 10.16
42. PLASNICË; Pjesëmarrja në votim: 17,89%
Bujar O.: 728 / 66.91
Arben T.: 48 / 4.41
43. DEMIR KAPI; Pjesëmarrja në votim: 63,99%
Bujar O.: 40 / 1.86
Arben T.: /
44. SOPISHT; Pjesëmarrja në votim: 56,40%
Arben T.: 409 / 12.88
Bujar O.: 268 / 8.44
45. DEMIR HISAR; Pjesëmarrja në votim: 61,58%
Bujar O.: 52 / 1.22
Arben T.: /
46. MOGILË; Pjesëmarrja në votim: 58,62%
Bujar O.: 26 / 0.89
Arben T.: /
Arben Taravari ka qenë në epërsi ndaj Bujar Osmanit vetëm në dy komuna: në Gostivar dhe në Tearcë.
Shënim: Disa komuna të sipërthëna i takojnë bashkisë së Shkupit.
Pjesëmarrja në votim në pjesën lindore të vendit: Demir Kapi: 63,99%; Kriva Pallankë: 63,35%; Dojran: 62,82%; Negotinë: 62,78%; Probishtip: 62,33%; Karposh: 61,86%; Demir Hisar: 61,58%; Gjevgjeli: 61,09%; Prilep: 54,78% (të dhëna nga 118 vendvotime, prej gjithsej 142 sish); Aeroport (Aerodrom): 59,73%; Kisella Vodë: 59,61%; Mogillë: 58,62; Kavadar: 58,44%; Sveti Nikollë: 57,41%; Gjorçe Petrov: 56,86; Sopisht: 56,40%; Makedonski Brod: 55,17; Vallandovë: 55,14; Kratovë: 54,96%; Berovë: 52,99%; Shtip: 52,90%; Veles: 52,16%; Karbinc: 52,12%; Ohër: 50,64%; Strumicë: 48,76%; Koçanë: 45,10; Berovë: 52,99%.
Shënim: Të dhënat e sipërthëna, me ca përjashtime, janë marrë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Xhelal Zejneli