Unë, obligohem, se në punën time, do t’i respektoj Kushtetutën, ligjet të RMV-së dhe standardet e etikës së policisë. Me vetëdije dhe me rregull do t’i kryejë punët e policisë dhe do t’i respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe qytetarit, të garantuara me Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare. Ju uroj për deklaratën solemne. Faleminderit.
Këto ishin fjalët që thanë sot gjenerata e re e nëpunësve policorë në betimin solemn të tyre. Betimi i gjeneratës së re u bë në Qendrën e Trajnimit në Idrizovë. Gjenerata 2023-2024 kaloi trajnimin njëvjeçar, që e kaluan 508 policë të rinj prej të cilëve 416 burra dhe 92 gra.