Shkruan: *Azgan Haklaj*
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut konfirmoi jo vetëm paprekshmerinë e autoritetit të BDI-së dhe të shqiptarëve Ali Ahmeti por dhe me kuota të rritura elektorale.
Duket qartë se shqiptarët dinjitozë dhe patriotë janë mirnjohës për luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ali Ahmeti që
ju hoqi prangat e dhunës, përçmimit, denacionalizimit, deskriminimit,shpopullimit dhe përçmimit si komunitet etnik nga falangat sllavo-maqedone për dhjetëra dekada.
Po ashtu shqiptarët dinjitozë e atdhetarë u duk qartë se ruajnë të paprekur në subkoshiencën e memorien e tyre mbi dy dekada luftë politike e strategji të mirëmenduar nga Ali Ahmeti në këtë shtet ku intervenojnë qindra influenca serbo-ruse, për të rikthyer jo vetëm autoritetin moral e lirinë e shqiptarëve por duke avancuar në faktorizimin e tyre institucional shtetëror.
Rezultatet e sotme dhe realiteti janë të pakonceptueshme edhe në imagjinatën më të avancuar të dikujt 22 -vite më parë.
Por realiteti eshte kokefortë dhe gjakftohtë.
Një Maqedoni dikur e dominuar nga fryma e dhuna sllave, sot eshte Maqedonia e Veriut që ka në qendër të metropolit të saj duke u valëvitur flamurin e Kombit Shqiptar dhe monumentet e Skenderbeut e Nënës Terezës.
Një Maqedoni që në këtë fillim shekulli e kishte herezi gjuhën shqipe sot ka disa universitete shqiptare ku studjojnë krenarisht të rinj e të reja nga të gjithë trevat tona etnike.
E cila fantazi e kritizerëve mediokër në mos të shitur do ta mendonte se shqiptarët do përfaqësoheshin jo vetëm me deputetë dhe kryetarë komunash në të gjithë vendin por kryetar parlamenti, kryeministër, ministra e zv/ministra të portofoleve kryesore të këtij shteti?
Siç është i saktë postulati “Liria ka emer: “UÇK”, është po aq i saktë konstatimi real se kjo tablo e arritjeve të tilla të paimagjinueshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka emër të përveçëm:
“Ali Ahmeti dhe BDI”.
Por zgjedhjet e fundit presidenciale dhe ato parlamentare po evidentojnë një anë tjetër të Ali Ahmetit ku materializohet jo vetëm strategjia dhe nuhatja politike por dhe ana e tij humane dhe perëndimore europiane.
Ai duke njohur dhe vlerësuar principet njerëzore e politike të bashkëekzistencës në një shtet multietnik arriti të tubojë rreth vetes parinë politke të komuniteteve pakicë me një qëndrim thellësisht demokratik me vizion të qartë euroatlantik.
Natyrisht që është e lehtë ta dezinjosh këtë histori në letra e imagjinatë por është e vështirë ta materializosh.
Dhe kalvari i veshtirësive është akoma i freskët e në mos dhe sot vazhdon….
Vetëm një gjeni politik, një idealist e atdhetar me kurajo të pashoq si Ali Ahmeti arriti të gërshetojë e ti jetësojë interesat jetike e përspektive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
E gjithë kjo luftë e ky realizim epik ka ndodhur në një fushë të minuar siç vijon të jetë Maqedonia e Veriut, minuar nga nacionalizmat e influencat hegjemoniste maqedone, serbe, bullgare e greke duke pasë frymëzim anti shqiptar e anti shtet të dirigjuar në Kremlin.
E për paradoks e fatkeqësi kombëtare që na ndodh shpesh në histori këtij kori malinj anti shqiptar i bashkohen si në kohët e fundit me ose “pa dashje”, nga etja për protagonizëm dhe mitomania e egoizmi disa liderë shqipfolës si Albin Kurti apo ish-presidenti Ilir Meta (Metaj).
Këto xheste që u manifestuan në kulmin e fushatës elektorale në Maqedoninë e Veriut për ta definuar me epitetin më të lehtë janë mjerim e miopi për të mos thënë troç:
Tradhëti.
Ndaj është rasti i vetëm sot që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të ndezin sinjaliin “SOS” për të mirën e vet dhe të bashkojnë votat dhe vullnetet pranë koalicionit proeuroatlantik të Ali Ahmetit.
Reflektimet dhe deshpërimi pas kuvendit nuk kanë vlerë.
Është rast unik jo vetëm për shqiptarët por për ç’do komunitet që aspiron një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik të përqafojnë filozofinë e Ali Ahmetit.
Nëse do këtë lajthitje kjo do jetë rruga e hapur për kalin e Trojës së gatitur në Kremlin e po shalohet në Beograd jo vetëm për destabilizim por edhe për ndarje e shkatërrim të shpejtë të këtij shteti, anëtar i NATO-s dhe aspirues potencial për t’ju bashkuar Unionit Europian.