Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në televizionin Klan Macedonia, analistët debatuan për situatën pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe flirtin e VMRO-DPMNE-së me opozitën shqiptare.
Analisti Lirim Mehmetaj tha se në këto zgjedhje ka disa fitues në pika të ndryshme politike.
“Në këto zgjedhje fitoi me vota VMRO-DPMNE dhe Fronti Europian por fitoi edhe VLEN-i sepse ia kanë kry detyrat ashtu siç duhet VV-VMRO-së. Po e them kështu sepse VMRO-së i vyjn shqiptarë të dobët për me lujt me ta, Albinit i duhen shqiptarë të dobët, të dy për interesa të veta. VLEN-I ka kry rolin e vet si patericë e VMRO-së mirëpo ka humb numërikisht. Me atë fjalor të Opozitës, duke u thirrë në votat shqiptare , Taravari ka me i humb edhe votat e komuniteteve tjera”, tha Mehmetaj.
Ai shtoi se nuk pret që Taravri të jep dorëheqje pas dështimit sepse sipas tij ai nuk e mban fjalën e dhënë.