LSDM-ja beson se mund të ndryshohet rezultati në zgjedhjet e 8 majit, kurse VMRO-DPMNE-ja paralajmëron se BDI-ja dhe LSDM-ja po përgatisin skenare në dëm të shtetit. Në këto rrethana vazhdon fushata për zgjedhjet e 8 majit.
“Nuk heqim dorë, u bëj thirrje qytetarëve që më 8 maj të dalin masovikisht për të mbështetur LSDM-në dhe Pendarovskin”. Mesazhi erdhi nga kreu socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski, gjatë një tubimi partiak në Çuçer Sandevë.
“Dua t`ju nxis që deri më 8 maj të bisedoni me miqtë, familjarët, fqinjtë. Të thoni PO e kuptuam ku kemi gabuar, se kemi plan të qartë për t`u përmirësuar dhe gjithahstu të thoni se ne jemi ajo parti që siguroi gjërat progresive për vendin dhe që liroi këtë shtet nga kthetrat e një partie politike që e pati mbërthyer për një dekadë”, tha Dimitar Kovaçevski.
VMRO-DPMNE-ja paralajmëron skenare që sipas tyre do të ishin në dëm të shtetit. Njëra, sipas tyre, do të ishte bojkotimi i rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Për skenare të tilla, Mickoski u prononcua në mitingun e mbrëmshëm në Kërçovë.
“Po marr informacoione për skenare të zeza që po bëhen në shtabet e kundërshtarëve. Të fshehur bëjnë skenare për bojkot. Jana para dyerve në Reçicë të Vogël dhe i lusin për vota. Por, populli është më I fortë nga njerëzit e BDI-së që menaxhojnë me vendin dhe nga ai regjim artanoid”, tha Hristijan Mickoski.
Por, jo vetëm kaq! Mickoski paralajmëroi edhe për një skenar tjetër.
“Skenare I dytë është loja me shenjat e Maqedonisë dhe ofertat joshëse që nga LSDM-ja po I merr BDI-ja në llogari të Maqedonisë, për një paraqitje partneriale dhe mbështetje të ndërsjelltë në zgjedhjet e 8 majit” , tha Mickoski.
LSDM-ja beson se mund të ndryshojnë gjërat më 8 maj. Sipas nënkryetarit socialdemokrat Fatmir Bytyqit, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së ka arritur maksimumin e votave dhe beteja nis nga zeroja.
“Kjo nuk mjafton për fitore në zgjedhjet presidenciale. Ju siguroj se me këtë dallim dhe me këtë retorikë që e ka VMRO-DPMNE-ja, me ksenofobinë e Siljanovskës, nuk ka vota nga elektorati shqiptar në rrethin e dytë zgjedhor”, tha Fatmir Bytyqi.
Kthesa e madhe në rezultat ndodhi në zgjedhjet presidenciale të vitit 1999.
Atëherë kandidati i LSDM-së, Tito Petkovski, në rrthin e parë kishte fituar 343.606 vota dhe kishte epërsi prej 124.508 vota kundrejt kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Boris Trajkovski.
Në rrethin e dytë ndodhi kthesa – Petkovski fitoi 513.614 vota, kurse fitoi Trajkovski me 582.808 vota respektivisht 69.194 më tepër se Petkovski.
Rezultati zgjedhor I Trajkovskit, në rrethin e dytë, u rrit për mbi 363.000 vota.