ZGJEDHJET PRESIDENCIALE
Mirë të organizuara, por të njollosura me retorikë të ashpër. Kështu e kanë vlerësuar vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, procesin zgjedhor në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Dita e zgjedhjeve në pëgjithësi është vlerësuar pozitiv dhe e qetë, edhe pse në disa vende numërimi nuk është zhvilluar sipas procedurave – thonë nga Misioni I OSBE/ODIHR-it.
Por, thonë se kanë vërejtur retorikë të ashpër dhe negative në fushatën politike, ndasi etnike dhe kod zgjedhor përplot me mangësi.
“Vëzhguesit tanë pozitivisht e kanë vlerësuar votimin dhe fshehtësinë e votuesit. Por, janë vërejtur votime familjare dhe ndjekja e numrit të votuesve. Numërimi ishte vlerësuar më negativisht në 10% të vendvotimeve, për shkak të gabimeve në procedurë. Fatkeqësisht shumë vendvotime nuk ishin të kapshme për personat me nevoja të veçanta”, tha Xhilijan Stirk.
Përfaqësuesi i misionit parlamentar të Këshillit të Evropës, Alfred Heri, I cili vjen nga Zvicra, deklaroi se zgjedhjet ishin të mirëorganizuara, por janë “njollosur” me retorikën e ashpër gjatë fushatës.
“Më vjen keq që u njollosën e retorikë të ashpër, por kjo nuk ndikoi në atmosferën e përgjithshme në ditën zgjedhore dhe mund të them se për dallim nga Zvicra, personalisht shoh ndasi etnike, që nuk e njohim tek ne”, tha Alfred Heri.
Delegacioni I misionit parlamentar të Këshillit të Evropës përbëhet nga 18 anëtarë, nga grupe të ndryshme politike, që ndjek fushatën nga 20 marsi me 200 monitorues afatshkurtër dhe 20 afatgjatë.
Misioni mbikqyrës ndërkombëtar do t`i monitorojë edhe zgjedhjet e 8 majit, kurse vlerësimi përfundimtar do të publikohet 2-3 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve.