Në kuadër të panairit akademik të radhës të organizuar nga qendrat akademike shqiptare, që sivjet po organizohet në Tiranë, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, sot u promovuan tri vepra të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, “Historia e trevave lindore” (Ipeshkvia Shkup-Prizren nga Gaspër Gjini dhe “Zhvillimet kulturore dhe historike te shqiptarët në Maqedoni gjatë shek. XIX-XX”, e përgatitur nga grup autorësh) dhe “Dialektologjia shqiptare – Të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut IV”, po ashtu nga grup autorësh.
Në filli të pranishmit i përshëndeti drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore, Dr. Skender Asani, i cili tha: “Këto dy vepra janë uverturë në shkrimin e historisë së shqiptarëve të Maqedonisë, e cila në të ardhmen do të jetë edhe pjesë e teksteve shkollore të shkollës shqipe në këtë shtet.”. Me këtë rast ai e paralajmëroi edhe projektin e ri të shkrimit të historisë së shtetformësisë së shqiptarëve të Maqedonisë.
Në emër të Akademisë së Shkencave foli kryetari i Akademisë së Shkencave, Akad. Skender Gjinushi, i cili duke e përgëzuar Institutin për punën që po e bën, uroi që sa më shpejt ky institucion të kalojë në akademi të shkencave për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, gjithë kjo në frymë të zhvillimit të shkencës dhe integrimit ndër shqiptar dhe europian.
Për veprën dyvëllimëshe “Historia e trevave lindore” folën dy nga autorët e kësaj vepre, historianët Dr. Sevdail Demiri dhe Dr. Besnik Rameti, të cilët e vunë në pah rëndësinë e kësaj vepre në kuadër të shkrimit të historisë së shqiptarëve të Maqedonisë.
Për vëllimin e katërt të serisë “Dialektologjia shqiptare – Të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut” foli hulumtuesi i Institutit, gjuhëtari Dr. Zeqirija Ibrahimi, i cili u ndal në rëndësinë e madhe që ka ky vëllim për përmbylljen e serisë së studimeve të të folmeve shqipe në Maqedoninë e veriut, me të cilat, siç tha ai, “vizatohet harta e kufijve gjuhësorë të shqipes”.
Promovimin e moderoi hulumtuesi i Institutit, Dr. Sefer Tahiri.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Ti do të vdesësh sepse je lodhur…”/ Çfarë i tha ChatGPT 16-vjeçarit që e çoi drejt vetëvrasjes? Detaje tronditëse nga biseda
- AKI – Tetovë: Bilall Kasami në mënyrë klandestine hoqi kalldërmat e vejtëra nga rruga 185 dhe 186 (VIDEO)
- TMERR në Tiranë! 29-vjeçari qëllon me thikë dy vëllezërit e tij
- Kumanovë: Kallëzim penal për kontrabandë migrantësh ndaj një 21-vjeçari nga Negotina
- U kapën me “First Day”, 30 të arrestuarit dalin para gjykatës
- Kina dhe Bashkimi Evropian: 50 vite bashkëpunim i qëndrueshëm dhe i suksesshëm
- Fetai: VLEN s’do të lejojë kurrë implikime të jashtme që cenojnë rrugën euroatlantike të vendit
- 49-vjeçari nga Tetova raporton mashtrim prej 5 mijë eurosh për “Golf”-in në Gjermani
- Nikolloski: Dy herë VMRO-DPMNE u rrëzua përmes “master planit” të shërbimeve sekrete, por herë të tretë nuk do të ketë
- Aksident i pazakontë: Vetura pa shofer e përplasi një grua në Shtip