“Pikë së pari, falënderoj gjithë ata qytetarë që patën guximin dhe vullnetin e paepur të na japin përkrahjen me zërin (votën) e tyre në zgjedhjet presidenciale.
Mirënjohje të pafund për gjithë ata aktiviste e aktivistë që nuk pushuan, luftuan kundër një sistemi të tërë, kundër bandave dhe grupeve kriminale, për ta arritur këtë rezultat fantastik.
Së dyti, më vjen keq për gjithë ata qytetarë hallexhi që me zemër të thyer dhe ndërgjegje të prekur u detyruan t’ia japin votën kësaj kaste të prishur, imorale dhe korruptive. Ky rezultat tregon gjendjen e mjerueshme të popullatës, e cila shpesh shtrëngohet ta braktisë vendlindjen që mos e durojë këtë turpërim.
Së fundi, Lëvizja Vetëvendosje! për vite me radhë pësoi humbje përballë të korruptuarve, deri sa erdhi tek fitorja e madhe. Te VLEN mundësia është më e mirë. Jemi dy mandate larg, dy javë larg. Po të angazhohemi maksimalisht, do t’i largojmë qysh sot ata që e shkatërruan vatrën dhe familjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Gjithçka është në dorën tonë – të ecim përpara, me energji e pozitivitet.
Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!”, ka shkruar Qoku.