Mickoski: U dëgjova me Taravarin, i urova zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe qeveri të ardhshme
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, tha se pas publikimit të rezultateve të para, ka kontaktuar me opozitën shqiptare, konkretisht me Arben Taravarin, përcjell TV21. Mickoski tha se i uroi e “qeveri të ardhshme në Maqedoni Taravarit.
“Para se të drejtohem para jush, u dëgjova me opozitën shqiptare, me z.Arben Taravarin, e urova për rezultatin dhe i dëshirova zgjedhje parlamentare të suksesshme dhe Qeveri të ardhshme në Maqedoni”, tha Mickoski