“Paga më të larta për të punësuarit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” për 22%”.
Ishte ky titulli që qarkulloi gjatë ditës së sotme e që ngjalli dilema se a do të thotë kjo se të punësuarit në Universitetin e Tetovës dhe të “Nënë Terezës” do të përjashtohen nga rritja?
Për këtë TV21 pyeti ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
Ai sqaroi se rritja do të vlejë për të gjithë të punësuarit në të gjitha universitetet shtetërore, por që të njëjtat duhet të nënshkruajnë marrëveshjet kolektive.
Do vlejë për të gjithë pas firmosjes së marrëveshjeve kolektive me themeluesn, do të thotë me Parlamentin e vendit. Shpresoj që t’i firmosin marrëveshjet”, tha mes tjerash Shaqiri.
Ndërkaq sa i takon publikimit të marrëveshjes së UShKM-së, Shaqiri u sqarua se është publikuar ajo marrëveshje “sepse ajo është firmosur”.
Përndryshe, marrëveshja parasheh gjithsej 3 mijë profesorë, asistentë, administratorë dhe persona teknikë, duke filluar nga ky muaj do të marrin rrogë më të lartë për 22%.
Në marrëveshjen e nënshkruar më 29 dhjetor të 2022, por zbatimin e fillon nga 1 janari i 2024, parashihet edhe një rritje tjetër që do të fillojë nga muaji mars.
D