Xhaferi në konferencën e sigurisë në Mynih, roli i Evropës në siguri dhe mbrojtje

Kryeminsitri Talat Xhaferi, nga sot qëndron në Konferencën e sigurisë në Mynih, ku këtë vit në fokus është aspekti gjeostrategjik dhe politik në Botë. Për mediat Xhaferi tha se në këtë konferencë, vëmendje të veçantë pritet të zërë edhe Lufta në Ukrainë e pasuar edhe nga situata në Lindjen e Afërt

“Një temë e lidhur do të jetë siguria dhe mbrojtja në Evropë dhe roli i Evropës në këtë kontekst. Natyrisht, rëndësia e konferencës dhe si vazhdimësi e temës do të jetë fakti se në më shumë se 65 vende të botës, mbi 2 miliardë qytetarë do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhje, dhe sigurisht që është me interes të veçantë për të siguruar parakushte adekuate demokratike për zgjedhje të lira e të drejta nga të cilat do të dalin institucionet e reja në shtetet përkatëse” – tha Talat Xhaferi, kryeministër.

Xhaferi tha se në agjendën e tij ka edhe një sërë taskimesh dy palëshe me homologët e tjerë të vendeve të ndryshme të cilët marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Në këtë situatë do të kem mundësinë që në mënyrë të përshtatshme të kem takime dypalëshe me disa kolegë nga vende të tjera pjesëmarrëse në konferencë. Nga këtu, mesazhi për bashkëpunim të duhur me të gjithë ata dhe në lidhje me situatën tonë me dokumentet do të jetë një nga temat për të cilën do të shkëmbehen mendimet me kolegët me të cilët do të kem mundësi të diskutoj në mënyrë dypalëshe” – tha Talat Xhaferi, kryeministër.

Konferenca e Sigurisë së Mynihut fokusin e saj e ka në tradicionale kombëtare ose ushtarake, si dhe në dimensionet ekonomike, mjedisore, transatlantike dhe njerëzore të sigurisë. Si vitet e tjera edhe këtë vit, përmes debateve pritet të gjendet zgjidhjet e mundshme për sfidat më urgjente të sigurisë në Botë.