
Kryetari i komunës së Tearcës, Daut Memishi në një deklaratë dhënë për mediumet sot ka folur rreth vërshimeve të djeshme në fshatin Nerasht. Memishi ka deklaruar se komuna me ekipet ka intervenuar në kohë dhe iu ka ardhur në ndihmë banorëve. Gjithashtu, ai ka theksuar se disa kanale janë mbyllur qëllimisht me arsyetimin për t’i zgjeruar rrugët.
“Kemi hasur në disa fshatra se kanalet janë mbyllur me arsyetimin për zgjerimin e rrugëve, por ato shkaktojnë dëme tjera, pra uji del në sipërfaqe”, ka thënë Memishi.
Më tej ai ka deklaruar se dëmet që janë shkaktuar, do të vlersohen nga një komision i posaçëm.