Kandidati për Ministër të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se ka pranuar me nder dhe përgjegjësi kandidaturën për të udhëhequr këtë dikaster.
Në reagimin e tij publik, ai falënderoi kryesinë e VLEN-it, si dhe bashkëkryetarët Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti për besimin e dhënë.
“Po e marr këtë detyrë në një kohë sfidash, me synimin ta rikthejmë besimin te drejtësia dhe ta ecim përpara agjendën reformuese”, thuhet në deklaratë.
Ai theksoi se për dekada ka kontribuar në sferën akademike dhe se do të angazhohet maksimalisht edhe në detyrën e re, duke vënë në fokus interesin publik dhe reformat në sistemin e drejtësisë.
Në fund, ai shprehu mirënjohje për besimin e dhënë, duke premtuar përkushtim në realizimin e përgjegjësive që e presin nëse emërohet Ministër i Drejtësisë.