Kovaçevski fton partitë t’i bashkëngjiten Frontit Evropian

Në Frontin Evropian dyert janë të hapura për të gjithë që i ndajnë vlerat për anëtarësim të vendit në BE, ndërsa të mbyllura për partitë politike që kanë zgjidhje alternative, e jo për anëtarësim në BE, thotë në intervistën për MIA-n, kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Në pyetjen e MIA-s nëse do të bëjë koalicion me ish-anëtarin e LSDM-së Maksim Dimitrievski, i cili është kryetar i Komunës së Kumanovës dhe themelues i partisë “Znam”, Kovaçevski thotë se fushatën e tij e bazon në atë që të jetë kundër të tijve.

“Maksim Dimitrievski është ish-anëtar shumëvjeçar i LSDM-së. Ai gjatë aktivitetit të tij politik vendosi të formojë partinë e tij politike. Në zgjedhjet e fundit lokale në qytetin e Kumanovës, ai u përkrah nga opozita në nivel shtetëror, gjegjësisht nga VMRO-DPMNE dhe nga disa parti të tjera politike dhe në atë mënyrë arriti të marrë mandatin për kryetar komune, gjegjësisht të fitojë për kryetar komune dhe më pas kësaj formoi partinë e tij politike. Nuk mund t’ju them për momentin në pjesën e kolaicionimit apo me partinë politike që e udhëheq i kryetari iKumanovës apo me parti të tjera politike me të cilat nuk kemi koalicionuar, duke pasur parasysh se ata në paraqitjet e tyre duan të bëjnë një diferencim nga ajo që kanë qenë gjithë jetën”, thotë Kovaçevski.

Ai ka treguar një anekdotë, siç thotë, që e përkujton “kur fushatën tuaj e bazoni në atë të jeni kundër tuajve”, dhe se ka pasur përvoja të tilla edhe në të kaluarën, partitë politike që kanë dalë nga LSDM, megjithatë në fund ndërkaq kanë përfunduar ose në LSDM ku e kanë pasur edhe vendin apo në koalicion me LSDM-në.i

Për kë janë të hapura dhe për kë të mbyllura dyert në Frontin Evropian, në botimin e nesërm të intervistës së MIA-s me liderin e LSDM-së Kovaçevski.