Qyteti i Gostivarit ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët, duke ofruar tashmë Wi-Fi falas në hapësirat publike.
Kjo mundësohet përmes iniciativës WiFi4WB (Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor), e cila synon të rrisë qasjen në internet të shpejtë dhe pa kosto për qytetarët. Falë këtij projekti, banorët dhe vizitorët e Gostivarit do të kenë mundësi të lidhen më lehtë dhe më shpejt me rrjetin, duke përfituar nga një lidhje stabile që forcon përfshirjen në botën digjitale.
Iniciativa zbatohet në kuadër të programit EU4Digital Action, me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), ndërsa implementohet nga GIZ.
Ky projekt pritet të ndikojë pozitivisht në përditshmërinë e qytetarëve, duke e bërë Gostivarin një qytet më të lidhur dhe më të avancuar teknologjikisht.