Fakulteti i Administrimit të Biznesit i Universitetit të Tetovës realizoi aktivitete promovuese në shkollat e mesme të Kumanovës
Në kuadër të aktiviteteve promovuese për prezantimin e ofertës akademike për vitin akademik
2026/2027, Fakulteti i Administrimit të Biznesit në Kumanovë realizoi sot disa punëtori me temë
“Biznesi dhe e ardhmja” në disa shkolla të mesme të rajonit të Kumanovës.
Aktivitetet u mbajtën me sukses në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, Gjimnazin “Ismet
Jashari” në Likovë, SH.M.K. “Pero Nakov” – drejtimi ekonomik, si dhe në SH.M.K. “Nace
Bugjoni” – drejtimi teknik, ku nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me programet studimore
dhe perspektivat që ofron Fakulteti i Administrimit të Biznesit.
Gjatë këtyre punëtorive, përfaqësuesit e fakultetit prezantuan rëndësinë e studimeve në fushën e
biznesit dhe administrimit, duke theksuar rolin e arsimit të lartë në përgatitjen e kuadrove të reja për
tregun e punës dhe zhvillimin ekonomik. Përmes diskutimeve interaktive dhe shembujve praktikë,
nxënësit u inkurajuan të mendojnë për zgjedhjet e tyre akademike dhe profesionale në të ardhmen.
Në realizimin e këtyre punëtorive morën pjesë Prof. Dr. Llokman Hebibi, Prof. Dr. Jahi Jahija, Doc.
Dr. Armend Asllani, Mr. Sc. Andi Beqiri, Mr. Sc. Sara Osmani, si dhe studentja Edona Rushiti, të
cilët kontribuuan me përvojat dhe njohuritë e tyre në prezantimin e përmbajtjes së punëtorive.
Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e Universitetit të Tetovës për të qenë pranë maturantëve, duke i
orientuar ata drejt zgjedhjeve të duhura akademike dhe profesionale, si dhe duke promovuar
mundësitë që ofron arsimi i lartë në ndërtimin e karrierës së tyre.







