BFI-ja për muajin Ramazan paralajmëron – “Aktivitete të bujshme”

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka miratuar kalendarin e shënimit të datave të rëndësishme gjatë muajit të Ramazanit.

Në njoftim nga BFI-ja potencojnë se do të realizojnë aktivitete të bujshme.

“Më datë 15.02.2024 në Shkup u mbajt mbledhje e rregullt e Rijasetit të BFI-së në të cilën në hollësi u diskutua dhe rrumbullakua “Programi i Ramazanit – 2024” i përgatitur nga Komisioni për planifikimin e aktiviteteve gjatë muajit të begatshëm të Ramazanit. Në mbledhjen në të cilën të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e Rijasetit, në koordinim me Muftinitë u diskutuan dhe harmonizuan aktivitetet, sidomos vizitat e komisioneve nga Rijaseti në të gjitha muftinitë e vendit. Gjithashtu u dakorduan edhe datat për mbajtjen e manifestimeve qendrore për të shënuar dadat më të rëndësishme gjatë muajit ramazan, Dita e Bedrit, Nata e Kadrit, Netët Kuranore dhe shumë aktivitete të bujshme që janë planifikuar të zhvillohen përgjatë këtij muaji nëpër të gjitha muftinitë, gjegjësisht qytetet e vendit”, thuhet në njoftimin e BFI-së.