Ligji anti duhan në Maqedoni nuk po gjen zbatimin e duhur. Në shumë ambiente publike shikohet rëndom se duhani konsumohet, ndërsa nuk përjashtohen cigaret elektronike dhe shishat. Pirja e duhanit është pjesë e kulturës, por edhe e problemeve shëndetësore dhe ekonomike.
Duhanit sherrin nuk ia shohin vetëm duhanpirësit, por edhe një pjesë e madhe e qytetarëve që qëndrojnë në hapësira të mbyllura ku pihet duhani.
Në përputhje me ligjin, pirja e duhanit është e lejuar vetëm jashtë objekteve, përkatësisht në tarraca, por afaristët kanë gjetur mënyra për të manipuluar me zbrazëtirat ligjore, përkatësisht ata i mbulojnë tarracat me xhama apo materiale të tjera. Gjobat për shkelësit e ligjit janë nga dy mijë deri në katër mijë euro për personin juridik ndërkaq për personat fizik nga 100 deri në 300 euro.
Inspektorati Shtetëror i Tregut është përgjegjës për kontrollin e duhanit në ambientet e hotelierisë dhe në ambientet publike.
Nga 1 janari deri më 30 nëntor të këtij viti, inspektorati ka shqiptuar 328 gjoba, pasi ka kryer 2000 kontrolle në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen nga Duhani.Nga gjobat, institucioni ka mbledhur rreth 416 mijë euro.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka paralajmëruar masa rigoroze për duhanpirësit në vitin 2024.
“Gjatë vitit 2024 do të ketë masa të rrepta për pirjen e duhanit në hapërsirat ku ndalohet me ligj.Do të nënshkruajmë një protokoll me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Epo, tani duhanpirësit të mendojnë se çfarë të bëjnë më pas”.
Në bazë të statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Maqedonia e Veriut është ndër vendet më duhanpirëse në Evropë, me një rritje alarmante të kancerit të mushkërive. Pirja e duhanit është pjesë e kulturës, por edhe e problemeve shëndetësore dhe ekonomike.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski: Vazhdojmë me reformat që garantojnë zhvillim ekonomik, sundim të ligjit dhe institucione më efikase
- Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
- E përuruan me Bismilah dhe qiftelia rrugën në Pirok, por nuk e përfunduan me Elhamdulillah- Ja puna e VLEN-it (VIDEO)
- Dimitrievski: Nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në shqip, largohemi nga Qeveria
- Një shtetas i Austrisë gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, policia nis hetimet
- Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
- Nikolloski: Reformat për BE në fokus, po investojmë në autostrada, hekurudha dhe komunikime
- Studentët protestojnë sot para Ministrisë së Arsimit, pritet të nisin në orën 14:00
- Pas reagimit të Bekim Salit, hiqet tabela e Urës së Gurit që nuk përfshinte gjuhën shqipe
- Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg